Është përfshire nga flakët një automjet në Vlorë rreth orës 01: 12 në lagjen “Astane”, në fshatin Kotë.
Sipas policisë automjeti është djegur plotësisht dhe ishte në pronësi të shtetasut K.N.
Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë,Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit K. N., i cili ndodhej në garazh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.