-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, opozita dhe mazhoranca edhe një herë në tryezën e bisedimeve

Kryesoret

Ashtu siç ai e kërkoi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (PD), Enkelejd Alibeaj, do të zhvillohet një takim në praninë e kamerave me grupin negociator të Partisë Socialiste, sa i përket zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Sot më 18 maj në orën 10:00, Alibeaj së bashku me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të takohen në Kryesinë e Kuvendit për të diskutuar mbi kriteret e Opozitës shqiptare për Presidentin.

Alibeaj ka kërkuar që të diskutohen të gjitha pikat “hap pas hapi” dhe “të mos ketë më vend për debat”.

Sipas tij, ky proces është diçka që nuk mund të zhvillohet me “shpejtësinë e erës”, pasi kërkon kohën e tij.

Nga ana tjetër, Balla ka ravijëzuar se, negociatat mund të kenë ecuri nëse të gjitha palët do të kenë mundësi të propozojnë emra.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për fleksibilitet, lidhur me dokumentin e propozuar nga opozita, ku janë vendosur disa kritere për presidentin e ri.

Sipas Alibeajt, opozita ka rënë dakord që jo vetëm të marrë pjesë, por të jetë aty për një proces real dhe të sinqertë.

Për të, Presidenti duhet të jetë “neutral, t’u qëndrojë sfidave”.

Nga njëra anë, Enkelejd Alibeaj e cilësoi procesin si një “farsë”, pasi mazhoranca i ka numrat vetë për ta zgjedhur kreun e shtetit dhe po e mënjanon e bojkoton opozitën nga procesi.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu, i bëri thirrje pjesës tjetër të opozitës, që të ulej në tryezën e bisedimeve me shumicën parlamentare.

Data e fundit për dorëzimin e kandidaturave, ndërkaq, do të jetë 22 maji, në orën 16:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit