-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali me rritjen e çmimeve, “Konsumatori” te “5pyetjet.al”: Vodafone po vjedh shqiptarët

Kryesoret

Duke nisur nga 28 maji, operatori më i madh i telekomunikacioneve në vend, Vodafone Albania, njoftoi në fillim të kësaj jave se do të rrisë me 100 Lekë në muaj të gjitha tarifat e planeve për klientët e segmentit konsumator, për shërbimet fikse me kontrata standarde 12 dhe 24 mujore.

Vodafone argumenton se ky ndryshim vjen si rezultat i ndryshimit të normave të inflacionit rezultat i krizave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si karburantet, energjia, etj, me ndikim direkt në kostot dhe marzhet e biznesit në telekomunikacion si dhe për të siguruar nga ana tjetër që cilësia e shërbimit tek klienti fundor nuk do të ndikohet.

Ndërkohë, për këtë rritje të çmimeve, por jo vetëm, ka reaguar për “5pyetjet.al” Hasan Stafa, drejtori i Ankesave në “Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit”.

Stafa shprehet se kjo rritje e çmimeve është sa abuzive aq edhe çorientuese për konsumatorët. “Ky lajm “është sa abuziv dhe çorientues për konsumatorët abonentë me internet 12 dhe 24 mujore, por dhe vjedhje dhe cenim juridik i të drejtës kontratuesit si palë përfituese”, shprehet ai.

Por drejtori i Ankesave në “Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit” nuk ndalet vetëm te kompania “Vodafone”, ai ngre shqetësimin për abuzime nga të tre kompanitë celulare që operojnë në vendin tonë, të cilat sipas tij, në mënyrë tinzare kanë abuzuar në:

* Rritje dhe ndryshim tarifash (çmimesh) pa njoftuar konsumatorët.

* Vjedhjen e debiteve në lek, sapo të kalojë 1’ nga data e rimbushjes mujore, për ta ilustruar tel me nr. 0698…….. i janë hequr ( vjedhur) 1980 lekë të reja …pa e njoftuar dhe ndërprerë sinjalin menjëherë.

* Cilësia e valëve dhe interneti i ofruar nga “Vodafone” në shumë raste janë të dobëta jo funksionale, duke mos përmbushur cilësinë e shërbimit të premtuar e joshur konsumatorët nëpër reklama mediatike.

* Njoftimi për rritjen e çmimeve pas dt. 28 maji është abuzive dhe “vjedhja” e radhës.

* Me çmimet aktuale nuk justifikohet “halli inflacion” që paska zënë kompaninë. Historikisht konsumatori më i varfër në Europë ka paguar më shumë se ata, sepse monopoli dhe mungesa e konkurrencës e kanë imponuar çmimin, aq sa duan ata.

* Në një nga reklamat me bombastike çorientuese për klientët është: “Vodafone është shpallur operatori me i mire edhe për vitin 2022. Se kuptojmë këtë handikap televiziv me këtë lloj reklame!!!!

Kush është ai institucion që ka targer të shpallë çmime të jap vlerësime, tituj apo dekorata, të një shërbimi “paradhënie” 9 muaj pa përfunduar viti!?”, shprehet Stafa.

Më tej, Stafa ngre edhe dyshime ndaj institucioneve përgjegjëse si AKEP e Autoriteti i Konkurrencës për afera e përfitime.

“Dy institucionet përgjegjëse, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) dhe Autoriteti i Konkurrencës, si zakonisht, nuk veprojnë, nuk mbrojnë qytetarët e vetë, kjo na bënë të dyshojmë për “afera e përfitime”, honorare apo anëtarë bordesh … apo diçka tjetër …

Pas denoncimit mediatik të Qendrës së Ankesave dhe Çmimeve u bë një deklaratë mediatike, se Autoriteti i Konkurrencës, do të nisë një hetim për subjektet e telefonisë celulare. Kjo thjeshtë për të “qetësuar “konsumatorët që pas 28 majit duhet të paguajnë më shumë për, më të mirët e vitit 2022”, shprehet Stafa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit