Policia e Tiranës ka arrestuar Sokol Koçin, pasi ishte shpallur në kërkim për dy plagosje.
E fundit ka ndodhur dy muaj më parë. Sipas policisë, 40-vjeçari ka plagosur me thikë I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
I plagosuri raportohet te jetë faturino autobusit. Dy muaj më parë ai e kishte zbritur nga autobusi Koçin dhe ky i fundit e kishte mbajtur mend. Konflikti i nisur për biletën e autobusit përfundoi në plagosje.
Dy ditë më parë, 40-vjeçari ka parë rastësisht faturinion që e zbriti dhe pranë një lokali në kryeqytet e ka goditur me thikë.
Po ashtu ai akuzohet edhe për një tjetër plagosje, ngjarje kjo e ndodhur në 11.03.2022, në Rrugën e Durrësit, lu pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M.