Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka folur në lidhje me investigimin e BIRN për fondet e rindërtimit. Ajo është shprehur se abuzimi me fondet e rindërtimit janë një tjetër dëshmi e qartë e korrupsionit të qeverisë Rama.
Rreth 660 milionë euro janë përvetësuar nga disa njerëz që kanë 8 vite qëp fitojnë vazhdimisht tendera.
Xhixho nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Rama ka shfrytëzuar fatkeqësitë e njëpasnjëshme për përfitimet e tija personale.
Postimi i plotë
Fondet e rindërtimit janë dëshmia e radhës e abuzimit të kësaj qeverie edhe me fatkeqësitë natyrore. 660 milionë euro kanë përfituar kompanitë e një grushti njerëzish që rëndom prej më shumë se 8 vitesh rezultojnë fitues tenderash dhe koncesionesh. Pasi një pjesë e këtyre fondeve u përdorën për të blerë votën e 25 prillit, ajo çka mbetet iu dha të besuarve të Rilindjes, përmes procedurave të posaçme që ndërtuesit e mesëm dhe të vegjël. Qeveria Rama nuk heq dorë nga abuzimi me paratë e shqiptarëve as në kohë fatkeqësish e krizash siç ndodhi edhe me pandemine me tenderat sekret. Vetëm me një qeveri që përkëdhel me fonde klientët e saj dhe që përfiton nga kriza për të arkëtuar më shumë në arkën e shtetit, ndërsa qytetarët detyrohen të ulin konsumin edhe për mallrat dhe shërbimet bazë, mund të shpjegohet pse Shqipëria rezulton gjithnjë në rënie në raportet e agjencive ndërkombëtare.