Një aksident me pasoja fatale është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Milot-Mamurras. Familja Gjeta po udhëtonin drejt aeroportit me taxi.
Shoferi i taksisë, Leo Duka, 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit si shkak i pagjumësisë. Nga aksidenti ka humbur jetën 56-vjeçarja, Prenda Gjeta. Ajo ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Sipas policisë në mjet ishte viktima së bashku me 2 fëmijët dhe një shtetas 30 vjeçar.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.
Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.