Gjatë orëve të para të kësaj të enjte, forcat RENEA kanë rrethuar qytetin e Elbasanit.
Mësohet se aksioni ka ndodhur rreth orës 5:30, po ashtu SPAK ka urdhëruar arrestimin e 10 personave.
Dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit, ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.
Personat pjesë e të arrestuarve, dyshohen se janë anëtarë të bandave. Pritet të ndalohen edhe disa oficerë të policisë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale.