-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakroi me thikë 2 persona, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Piaza”, duke arrestuar 40-vjeçarin e shpallur në kërkim për plagosjen e dy shtetasve.

Njoftim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Piaza”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

I shpallur në kërkim për plagosjen e 2 shtetasve, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Piaza”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e quajtur “Piaza”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka plagosur me mjete prerëse 2 shtetas, konkretisht:  

– Më datë 11.03.2022, në Rrugën e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M.;  

– 17.05.2022, në afërsi të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit