Pasditen e së enjtes është përfshirë nga flakët kati i tretë i një pallati në lagjen “29 nëntori” në qytetin e Fierit.
Aktualisht, mësohet se aty nuk banon njeri, ndërsa më herët, ai ambient është përdorur si zyra nga Partia Demokratike.
Banorët janë shprehur se ambienti është i mbushur me letra, ndërsa ata thonë se zjarri është i qëllimshëm.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.