Dhjetë civilë u vranë, duke përfshirë dy fëmijë, dhe shtatë u plagosën në dy qytete në rajonin ukrainas të Donetskut, nga bombardimet e ushtrisë ruse gjatë ditës së djeshme dhe sot.
“Më 18 maj, rusët vranë dhjetë civilë nga Donbass, shtatë në Lyman dhe tre në Bakhmut. Midis të vdekurve janë dy fëmijë, një në Lyman dhe një në Bakhmut. Shtatë persona të tjerë u plagosën sot. Aktualisht është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në qytetet e pushtuara Mariupol dhe Volnovakha, tha Kreu i Administratës Ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko.