-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhduken djali i biznesmenit Çela dhe Martinaj, a e dekonspirua policia operacionin e SPAK-ut?

Kryesoret

SPAK lëshoi 32 urdhër arreste për disa prej “kokave” të krimit në Tiranë, Elbasan, Fier dhe qytete të tjera të vendit pasi u zbërthye duke treguar krimet dhe porositësit vrasësi Nuredin Dumani dhe shoku i tij Henrik Hoxhaj.

Mes emrave që janë shpallur në kërkim janë edhe dy të famshëm; Suel Çela nga Elbasani, djali i biznesmenit Petrit Çela të tregut agro-ushqimor dhe Ervis Martinaj, biznesmeni i basteve që u bë i njohur për masakrën e Bllokut në tetor 2018 me një të vdekur dhe disa të plagosur.

Operacioni i policisë vazhdon, por ende nuk ka një informacion sa janë arrestuar dhe kush prej tyre. Pyetja që shtrohet është a është dekonspiruar operacioni nga policia, pasi si Martinaj ashtu edhe Çela i Elbasanit ende nuk janë arrestuar?

Duke qenë se nga mbrëmja e djeshme kur nisi operacioni dhe deri mesditën e sotme nuk ka asnjë informacion, dyshimet janë që Çela dhe Martinaj t’i kenë shpëtuar sërish “rrjetës”. Kjo nuk do të ishte hera e parë që ndodh në operacione të rëndësishme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit