-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha injoron 10 kandidatët për President: Për gjyqin me Blinken do shoh rrugë të tjera

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk do të mbështesë asnjë nga 10 emrat e propozuar për President dje nga deputetët që mblodhi Enkelejd Alibeaj në grupin e PD-së. Ai tha se nuk e njeh atë proces që po negocion Alibeaj, të cilin e cilësoi “lolo” të Edi Ramës.

“Cdo gjë që Rama bën me AliBashën, është një praktikë e denigrimit të 2-3 njerëzve që një Zot e di se cfarë hallesh kanë. Asnjë diskutim për emra nuk bëjmë, jashtë procedurave, të cilat i japin opozitës pozicionin e vërtetë që ajo duhet të ketë.

Nuk mundet kurrë opozita të bëhet lolo, lodër në duart e shumicës. Ka një praktikë këtu, janë forcat politike që marrin vendime. Kur kemi diskutuar për presidentin, nuk ka ardhur Gramoz Ruci, por Edi Rama në takim.

Nuk vendosin, ata që nuk përfaqësojnë, që janë shkarkuar. Ata mund të recitojnë bregLane gjithë ditën, por nuk kanë asnjë tagër” tha ai.

I pyetur për gjyqin me sekretarin amerikan të shtetit, Blinken për dosjen “non grata”, Berisha u shpreh pesimist.  Berisha tha se janë dy faktorë që duket se punojnë kundër tij në këtë proces

“Me gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im, të cilit i kam dhënë besimin e plotë, por siç kam njoftuar ka faktor pro dhe kundër. Kundër meje është se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francez, dhe as shtetas të BE, dhe kjo nuk është në favor.

Po ashtu nuk është pozitiv fakti që sekretari i shtetit ka imunitet. Faktorë pro meje janë që shpifja dënohet aty ku del, edhe në Shqipëri mund të dënohej, ku njerëzit e dëgjojnë, e lexojnë dhe ti je viktimë e shpifjes.

Së dyti, vërtetë sekretari i shtetit, është njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn te veprimtaria zyrtare, psh, në Kushtetutën e Shqipërisë, ka një nen që të thojë se shpifja nuk mbrohet. Kjo mbetet në dorë të gjykatës, se si do të vendoset unë nuk e di, por procedura ligjore do të jetë e pandërprerë.

Në rast se Gjykata thotë se nuk je shtetas francez, atëherë pasi të studioj përgjigjen, do të shoh hapësira të tjera. Do e ndjek në dy rrugë problemin, gjyqësore dhe rrugën e transparencës, janë deri sot 45 publikime në mediat e SHBA dhe vendeve të tjera, që kanë faktuar se nuk ka asnjë provë për atë vendim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit