Dy ditë larg zgjedhjeve për kreun e PD-së, Sali Berisha ka zgjedhur demokratët e Vlorës për të zhvilluar takimin. Më herët Berisha vendosi lule në shtatoren e Hasan Prishtinës.
Gjatë fjalës së tij ai u shprehu demokratëve shqetësimin e tij për formimin e një shteti narkotik si dhe ndikimin e George Sorosit.
“Në këtë udhëtim u përballëm me një qeveri e cila nëse në mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me qeverinë e narkoshtetit, mandatin e dytë e përdori për të krijuar pseudoopozitën.
Por, në këtë përpjekje të qeverisë, të segmenteve kriminale, demokratët u përballën me presione të pandershme, me ndërhyrje brutale të mafies së George Soros. Kjo mafie, mendonte dhe besonte se mund ti caktonte PD-së fatin e saj. Pavarësisht nga këto presione, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura,” tha ai.