-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Killerat e bandave”, si u njohën Dumani dhe Hoxhaj?

Kryesoret

Dy emrat më të kërkuar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj bënë të mundur zbërthimin e 8 bandave kriminale në vend.

Nuredin Dumani është një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Dumanit. Ai u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy.

Si janë njohur Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj?

Në dosjen hetimore të siguruar nga 5pyetjet.al Hoxha rrëfen se me Dumanin është njohur para 3-4 vitesh në një festë ditëlindje.

“Në lidhje me këtë fakt penal shtetasi Henrik Hoxhaj ka deklaruar ndër të tjera se, me Nuredinin është takuar para 3-4 vitesh. Nuredinin e kam njohur tek ditëlindja e një mikut tonë të përbashkët. Njohja ime me Nuredinin ka qenë graduale dhe me kalimin e kohës unë e kam forcuar lidhjen time me të.

Gjatë periudhës 3-4 vjeçare kontaktet nuk i kemi pasur të shpeshta me përjashtim të rasteve kur Nuredini më kërkonte ta ndihmoja për të bërë ndonjë punë periudha në të cilat i kemi shpeshtuar kontaktet dhe lidhjet me njëri tjetri..Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë për të cilën e kishte porositur më parë…. Konkretisht rreth 15-20 ditë para se të vinte Nuredini më ka shkruar mesazh në telefon duke më dërguar foton e një personi në Elbasan emrin e të cilit nuk e di por më ka treguar se ai kishte një pikë shitje automjetesh e cila ndodhet përpara Restorant “Zykollari” në krah të një karburanti dhe mobilierie”, ka thënë Hoxhaj. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit