Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel tha se kanë folur së bashku për luftën në Ukrainë, për Ballkanin e Hapur, për reformën në drejtësi dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në.
Gjithashtu ai shprehu mirënjohje dhe e falenderoi Michel.
“Folëm me presidentin për situatën e përgjithshme, angazhimet e sfidat për luftën në Ukrainë…Folëm për ecurinë e marrëdhënieve rajonale, për Ballkanin e Hapur, për të gjitha sfidat e brendshme të rajonit dhe reformat në vendin tonë. Duke nisur nga ajo në Drejtësi që po jep fryte domethënëse.
E ndoqëm dje operacionin e SPAK e Policisë së Shtetit për të goditur një rrjet kriminal dhe ndoshta për t’i dhënë goditjen më të madhe…Po edhe vënien para drejtësisë të individëve pavarësisht bindjeve politike. Kjo tregon që kemi hedhur hapa domethënës edhe në krahasim me vendet që i kanë çelur tashmë negociatat.
E falenderojmë presidentin Michel për mbështetjen dhe për një sens shumë të prekshëm kujdesi në raport me këtë rajon ku bën pjesë Shqipëria”, deklaroi Rama.