Kryeministri Edi Rama mirëpriti këtë të premte në Tiranë presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Në agjendë parashikohet që zyrtari i lartë evropian në orën 10:30, të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura mes dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Michel Kryeministrit Rama.
Vizita e zyrtarit të lartë vjen ne një kohë kur pritet që Shqipëria të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Kreu i qeverisë shqiptare ka paralajmëruar se nëse BE nuk merr një vendim për Shqipërinë deri në qershor, atëherë qeveria do të ndryshojë kurs.