Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka dërguar një mesash kryeministres suedeze, Magdalena Andersson se Ankaraja pret hapa konkretë në lidhje me shqetësimet e saj për organizatat terroriste.
Turqia thotë se Suedia dhe Finlanda strehojnë njerëz të lidhur me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe ndjekës të Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.
Në një telefonatë, Erdogan tha gjithashtu se një embargo e eksporteve të armëve të vendosura ndaj Turqisë pas inkursionit të saj në Siri në vitin 2019 duhet të hiqet, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë, “Anadolu”.