Ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker, ka treguar se modeli i neutralitetit ushtarak në Evropë nuk është më i qëndrueshëm dhe se Beogradi marrë për bazë këtë duhet të dijë se Moska është një mikë i rrezikshëm.
Rusia nuk është aq e fuqishme sa mendoni, është shumë më agresive dhe e dhunshme se sa mendoni, dhe bashkimi me Rusinë nuk do t’i sjellë asgjë të mirë Serbisë. Nëse Serbia dëshiron të jetë një demokraci e suksesshme, moderne, e begatë, e vetmja rruga përpara është të jesh pjesë e një klubi të demokracive moderne, të suksesshme që ndjekin të njëjtat rregulla dhe kujdesen për njëri-tjetrin”, ka thënë Volker në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Për diplomatin amerikan vendimi i Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO është i rëndësishëm për disa arsye.
“Së pari, është padyshim një reagim ndaj pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Të dyja vendet kanë arritur në përfundimin se me Rusinë e Putinit, e cila është e gatshme të sulmojë fqinjët e saj dhe të kryejë mizori të papërshkrueshme, nuk është më e sigurt të jesh një vend neutral dhe duhet të jesh pjesë të një aleance më të madhe”, ka shtjelluar ai.