Pas katër ditësh kontroll në anijen me qymyr që vinte nga Kolumbia në Portin e Durrësit në total u gjet dhe sekuestrua 59 kg kokainë. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri.
Sinjalizimi për kokainën brenda anijes me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe me 6500 ton qymyr është dhënë për autoritetet shqiptare nga partnerët.
Kokaina që u kap ngre një tjetër alarm për shtetin, pasi trafikantët nuk po transportojnë më përmes bananeve por po eksplorojnë shtigje të reja, si në rastin e anijes me qymyr.