Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat kërkoi mandatin e nëntë në qarkun e Durrësit. Rama theksoi se vota për Partinë Socialiste është për Bashkimin Evropian.
“Na duhet diçka më shumë, jo për mua, por për të pasur një vazhdimësi në negociata dhe për mos t’u ndërprerë asnjë sekondë. Imagjino të marrin vesh ata që ju vendosët të rrini me bufin. Me atë që në një fjalim i fiket tre herë llampa. Çfarë do të thotë në Bruksel, ‘do të rrisim tavanin?’”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se Berisha po garon për interesat vetjakë, ndërsa ai vet për të ardhmen e vendit.
“E mban peng këtë vend për kusuret e veta. Do zgjedhim mes interesit të një vendi të tërë dhe një interesi shtëpie. Do bëhemi me njëshat apo me bufin në gropën e kënetës nga e para”, tha Rama.