15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova tërhiqet nga shtrenjtimi i energjisë

Kryesoret

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit për pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

“ZRRE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRRE-së dhe ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRRE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses.

Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në Seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i Vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas Aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Me krizën globale të energjisë elektrike, ZRrE-ja kishte vendosur një bllok tarifë me të cilën shtrenjtohej rryma për ata që kalonin 800megavat, teksa Qeveria e Kosovës pati ndarë mbi 100 milionë euro për të ndihmuar në kalimin e krizës. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit