Protokolli për finalen e Conference League Roma-Fejnord në 21:00 në 25 Maj në Tiranë do të jetë i njëjtë si në rastin e vizitës së Presidentit të SHBA-së, Bush dhe Papa Françeskut.
Kryetari bashkisë Tiranë Erion Veliaj kërkoi sot nga shqiptarët që nëse nuk kanë punë urgjente në kryeqytet ditën e ndeshjes të mos vijnë, pasi gjithçka do të jetë hermetike. Në 25 Maj qyteti do të jetë pa makina dhe administrata do të jetë pushim.
“Nëse nuk keni punë në Tiranë në datë 25, ju lutem mos hajdeni, se do të kemi të njëjtin protokoll si me vizitën e Bush apo Papës, do të hermetizohet. Nëse nuk është diçka urgjente, mos e merrni mundimin të vini se do u shkojë rruga kot.
Ata që jetojnë në Tiranë, ju lutem atë ditë mos e nxirrni makinën. Ditë pa makina. Ndihma më e madhe atë ditë është që të mos dilni me makina” tha ai.