-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbushi dyqanin me mallra grekë pa doganë, arrestohet një person në Korçë

Kryesoret

Policia e Korçës ka goditur, 2 raste te cilat mbushin një dyqan në Korçë me mallra kontrabandë nga Greqia.

Si rezultat është venë në praga 1 shtetas dhe po procedohet penalisht 1 tjetër.

Njoftim

Sekuestrohen sasi me mallra ushqimore, paketa me cigare, pije alkoolike dhe një sasi medikamentesh mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandimit me mallra dhe medikamente mjekësore, goditën 2 raste të tjera.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. C., 47 vjec.

Shërbimet e Policisë, në rrugën Kapshticë-Bilisht, tek rrethrrotullimi i fshatit Miras, Devoll, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. C., gjetën një sasi me mallra ushqimore, paketa me cigare dhe pije alkoolike për të cilat ky shtetas nuk kishte kryer detyrimet doganore dhe dyshohet se do t’i tregtonte në minimarketin e tij, në lagjen nr. 15, Korçë.

Gjithashtu, në hyrje të qytetit të Bilishtit, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Gj. F., u gjet dhe u sekuestrua një sasi me medikamente mjekësore, me mbishkrime në gjuhën greke, pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit