I vetmi institucion në PD që Sali Berisha nuk e ka nën kontroll është grupi parlamentar.
Një ditë pasi u zgjodh në krye, duke u rikthyer pas 9 viteve, jo të gjithë e njohin ish-kryeministrin si drejtuesin e partisë më të madhe në opozitë.
“Ka vetëm një pjesë që e njohin” tha Dashnor Sula.
Gazetarët i kujtuan se mori 43 mijë vota. “T’i gëzojë, shumë mirë” tha shkurt ai, duke u futur në parlament.