Skuadra e Romës nuk do të lëvizë në kryeqytetin shqiptar me një autobus të vendosur në dispozicion nga Shqipëria, por me autobusin që ata përdorin në Itali.
Mësohet se mëngjesin e së hënës ka mbërritur në portin e Durrësit autobusi i skuadrës së Mourinho-s.
Mbërrin në @DurresPort autobuzi zyrtar i skuadrës së Romës🇮🇹,në kuadër të eventit më të madh futbollistik⚽️ që do të ndodhë në Shqipëri🇦🇱,siç është finalja e Konferencës së Ligës Europiane🏆.
— Port of Durrës (@DurresPort) May 23, 2022
Një event i rëndësishëm jo vetëm për 🇮🇹&🇳🇱,por një festë e madhe për gjithë🇦🇱❤️🇮🇹⚽️🇳🇱 pic.twitter.com/sPjaoLSN0y
Më 25 maj, Roma do të luajë finalen e Conference League ndaj Feyenoord në Air Albania. Ky takim pritet të sjellë me mijëra tifozë nga Italia, por edhe nga Holanda në kryeqytetin shqiptar.