Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend u prezantua raport i veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2021, i cili u shoqërua me reagime të ashpra nga opozita.
Një ndër zërat kritikë, që ngriti edhe akuza për kapje të këtij institucioni nga politika, ishte deputeti Luçiano Boçi. Ai akuzoi se AMA është një autoritet pa autoritet, i kapur nga mazhoranca dhe i degraduar.
“Anija e AMA-s po mbytet, por këtu po flitet për kabllo. Rama e ka kapur AMA-n, por jo sot, ky ka qenë një proces i gjatë, sot lidhet me kontrollin e zërit të mediave.
Rama ka degraduar në atë raport teknik që unë dëgjova sot. Raportet teknike nuk vlejnë. Ama është një autoritet pa autoritet që komandohet politikisht”, tha Boçi.