-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inteligjenca ukrainase:Ka pasur tentativa për vrasje ndaj Putin

Kryesoret

Pas pushtimit rus të Ukrainës ka pasur një tentativë për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “E vërteta ukrainase”, duke cituar Kirill Budanov, kreun e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës ukrainase.

“Ka pasur tentativa për vrasje ndaj Putinit… Madje ka pasur një atentat ndaj tij nga përfaqësues të Kaukaz-it jo shumë kohë më parë. Ky është informacion jo publik. Një atentat absolutisht i pasuksesshëm… Ishte rreth dy muaj më parë”, theksoi Budanov.

Sipas tij, informacioni për këtë tentativë nuk u publikua gjerësisht, por “ka ndodhur”.

Më herët, u raportua se presidenti rus Vladimir Putin mori vendimin për të sulmuar Ukrainën në muajin shkurt duke u konsultuar me një rreth të ngushtë njerëzish.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit