-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë, përmbyllet projekti “Gratë në Energjetikë”

Kryesoret

Në Kosovë u mbyll të hënën projekti “Gratë në Energjetikë”, i Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”, i cili synon përfshirjen e grave në këtë fushë. Zëvendëspresidentja e kësaj korporate, Alicia Phillips Mandaville, tha për Zërin e Amerikës se programi i dytë që është nënshkruar së fundmi me qeverinë e Kosovës, do të vazhdojë punën në rritjen e shkallës së përfshirjes së grave në sektorin e energjisë.

Zëvendëspresidentja e Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Alicia Phillips Mandaville, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se përfshirja e grave në të gjithë sektorët e ekonomisë është thelbësore për funksionimin e duhur të saj.

Këto komente, zonja Philips Mandaville i bëri në Prishtinë, pas ceremonisë përmbyllëse të projektit “Gratë në Energjetikë” që ishte pjesë e programit të parë të kësaj korporate në Kosovë, i cili synon shkollimin dhe punësimin e grave në këtë fushë.

“Mundësia për të parë rolet e ndryshme që gratë mund të kenë e bën normale këtë gjë për vajzat më të reja, që ato të mendojnë se mund ta bëjnë të njëjtën. Kështu rritet ekonomia, atëherë kur të gjitha e kuptojnë se ka një rol udhëheqës që ato mund të marrin përsipër”, tha ajo.

Zëvendës ambasadori amerikan, Nicholas Giacobbe, tha se përfshirja e grave në sektorin e energjisë në Kosovë është shumë e ultë, dhe se projekti “Gratë në Energjetikë” ka ndihmuar në zvogëlimin e pabarazisë gjinore që ekziston në tregun e punës në këtë fushë.

“Megjithëse gratë ndoshta janë më të prekura nga çmimet dhe jo funksionaliteti në sektorin e energjisë, ato vozhdojnë të mos jenë plotësisht të përfaqësuara kur bëhet fjalë për pjesëmarrje në procese vendimmarrëse dhe planifikuese. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, gratë përbëjnë vetëm 14 për qind të pozitave të larta menaxhuese dhe vetëm 22 deri 25 për qind në tërë tregun e punës në energji në mbarë botën. Në Kosovë këta numra fatkeqësisht janë edhe më të ultë, vlerësohet se vetëm 7 për qind nga pozitat e punës në sektorin e energjisë janë të plotësuara nga gratë”, tha ai.

Një nga arsyet për këtë tha zoti Giacobbe është se në mungesë të mbështetjes së duhur, gratë vetpërjashtohen nga studimet në drejtime të tilla duke supozuar se janë të dominuara nga burrat.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gratë që kanë përfituar nga ky projekt kanë hapur rrugën për të tjerat që synojnë të studiojnë dhe punojnë në këtë sektor.

“Jemi mbledhur këtu sot për festuar suksesin tuaj por edhe të ju japim mesazhin se llogarisim në ju për të siguruar që ky sukses do të shumëfishohet në të ardhmen. Pres të ju shoh që shndërroheni në modele të përditshme, burim inspirim për ato që punojnë me ju, qëndrojnë krah jush dhe ato që do të vijnë pas jush”, tha presidentja Osmani.

Projekti “Gratë në energji” ishte pjesë e programit të parë të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” në Kosovë, në vlerë prej 49 milionë dollarëve, i cili ishte miratuar në vitin 2017 dhe përfundon këtë vit.

Ndërsa para pak kohe qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit përmbyllën në Uashington një marrëveshje të re “kompakt” me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Zëvendëspresidentja e korporatës “Sfidat e Mijëvjecarit”, Alicia Phillips Mandaville, i tha Zërit të Amerikës se edhe marrëveshja ‘kompakt’ do të vazhdojë punën në përfshirjen e grave në sektorin e energjisë.

“Programi i ri ‘Kompakt’ në të ardhmen do të vazhdojë punën mbi rezultatet e mrekullueshme të arritura tashmë nga projekti ‘Gratë në energji’ që është pjesë e programit tonë të parë me Kosovën ‘Threshold’. Prandaj mendoj se do të shihni gjëra të mrekullueshme që do të dalin nga ky program”, tha ajo.

Si pjesë e projektit “Gratë në Energjetikë”, 26 vajza janë shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 235 të tjera kanë fituar punë praktike në kompani të ndryshme në Kosovë dhe qindra gra ndërmarrëse janë mbështetur në çështje që lidhen me energjinë. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit