-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla-opozitës: Keni reflektuar, dokumentet me firmën e “non grata”-s nuk pranohen

Kryesoret

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, u shpreh i prerë se kërkesa e kërkuar nga opozita për çështjen e integrimit nuk do të miratohet.

Ai iu drejtua opozitës duke thënë se ka reflektuar dhe shkresa ka shkuar në Kuvend pa firmën e Sali Berishës. Balla theksoi se të gjitha dokumentet me firmën e “non grata”-s, siç e quajti ai Sali Berishën, do të rrëzohen menjëherë.

“Taulant Balla, kjo kërkesë nuk përmbush neni i rregullores. Dua ta falënderoj propozuesin se në kërkesën që kanë depozituar në Kuvend nuk është kërkesa që kanë qarkulluar në media, pasi nuk është firma e non grata-s dhe ky është një reflektim i madh. Ju përshëndetës që keni hequr dorë nga dokumente të non grata-s. Mos sillni më kërkesa me firmën e non grata-s. Nuk keni kuptuar asnjë gjë. E dyta, nëse do një instrument parlamentar për t’u sqaruar, keni mundësinë për të përdorur instrumentin e interpelancës, por mocion me debat se Shqipëria në rast se në qershor nuk do të mbahet konferenca për shkak të vetos së Bullgarisë, është në të drejtën tonë të kërkojmë ndarje nga Maqedonia e Veriut.

Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje ku nuk është pjesë fare. Në debatin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk ka pse të merret peng”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit