-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Sulme staliniste ndaj mediave, Rama bazohet te libri i Mashtrimeve të Nastradinit

Kryesoret

Teksa u diskutua për raportin e AMA-s, Sali Berisha ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Ramës për sulme ndaj gazetarëve dhe mediave.

“Sot këtu debatohet për një institucion, i cili me të gjithë potencialin e tij dëshmoi se është i gatshëm të funksionojë si institucion i censurës. Si asnjëherë më parë, Rama dhe mjerisht peng Basha emëruan kryetarë dhe zëvendëskryetarë njerëzit më të besuar të tyre.

Nuk ia vlen t’i kushtosh asnjë minutë më shumë institucionit të AMA-s.

Do të ndalem në gjendjen dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë. Narkoshteti është në vetvete shteti shtypës i lirive i të drejtave të individit në seri, por edhe i fjalës së lirë në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeske të qeveritarëve ndaj gazetarëve, janë të zakonshme sulmet agresive staliniste të qeveritarëve ndaj mediave që shkruajnë kundër tyre. Dy janë armiqtë kryesorë të fjalës së lirë në Shqipëri, njëri quhet Edi Rama, i cili përveç sjelljës së dhunshme verbale, përveç fyerjve dhe ndëshkimeve absurde ndaj gazetarëve për pyetjet që u bëjnë, ai krijoi edhe agjencinë e disinformimit i frymëzuar nga e shkuara, përgatiti ligje për të dënuar të gjitha portalet që nuk i nënshtrohen atij, ndërmerr sanksione dhe ushtron presion mbi pronarët e mediave nëse linjat editoriale të tyre nuk përputhen me qeverinë. Rama përdor fyerje, sharje, kërcenime ndaj gazetarëve, për të cilat do të kishin lakmi edhe etrit e tij, ish-xhelatë të fjalës së lirë. Ai është bërë i famshëm edhe në Europë me ndëshkimin e gazetarëve. Ai përmendte gjyshen për të reaguar ndaj gazetarëve. Ai është njeri me kulturë mizerabël. Pasuria e tij bazohet te filmat e kinostudios Shqipëria e re dhe në librin e Mashtrimeve të Nastradinit.

Veliaj përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit, të qëndrimit ndaj fjalës së lirë, ndaj pronarëve të mediave. Që të dy këta zotërinj, vijnë nga shoqëria e hapur e Sorosit. Këta janë fabrikate të shoqërisë së hapur”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit