-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa në ‘5 pyetjet’: Bordi menaxhohet nga Margariti, një park kombëtar s’mund t’ia lësh privatit

Kryesoret

Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut.

E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Zhupa thotë se po shkelet Konventa e Parisit, në të cilën parashikohet që shtetet palë janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurive kulturore dhe nuk mund t’ia lënë administrimin fondacioneve. Ajo shprehet se Konventat ndërkombëtare janë mbi ligjet tona.

“Çfarë nuk shkon te kjo marrëveshje. Ky bord për Butrinti ka 5 persona mes tyre  Elva Margariti .Konventa e Parisit thotë se kjo marrëveshje është antikushtutese. Konventa na detyron që shtetet palë të jenë ekskluzivisht përgjegjëse për menaxhimin e pasurive kulturore, mund të marrin fondacione, të ndihmohen por jo t’i lënë administrimin. Kjo marrëveshje është anti-kushtetuese, se kushtetua e thotë që çdo konventë është mbi ligjet. Kjo marrëveshje nuk i referohet asnjë modeli ndërkombëtar”, u shpreh Zhupa.

E veshur me bluzën e personalizuar për Butrintin ‘Historia nuk jepet me koncesion’, Zhupa thotë s’mund t’i lihet një park kombëtar privatit. Sipas saj, historia rrezikohet pasi në bordin e Butrintit bën pjesë  Richard Hoxhis, i cili sipas doktrinave së tij origjinën e Butrintit e lidh me Greqinë. Zhupa shton, s enuk i dihet që pas gërmimeve në Butrint nuk transformohet historia.

“Butrinti është një park kombëtar, si mund t’ia lësh në dorë një privati. Janë dy lloj rreziqesh, historia nuk jepet me koncesion. Rreziku është dy doktrina që kanë për Butrintit, nga Neritan Ceka që e kanë studiuar Butrintin, që thonë ka një origjine kaone epirote. Një doktrinë nga Richard Hoxhis, i cili thotë është vendi i një kolonie greke, identitetin e Butrintit e lidh me Greqinë. Duka ia lënë që kërkimet t’i bëjë Hoxhoisi dhe planin e menaxhimit ta bëjë Hoxhisi, nuk e dimë që për 11 vite ajo që zbulohet e transformohet historia. Mund të lexoni në shkrimin e tij që shkruan Saranda ky qytet i bukur që fatkeqësisht ia dhanë Shqipërisë. Shteti është përgjegjës”, tha Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit