-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti polak: Do jem i qetë vetëm kur Ukraina të futet në BE

Kryesoret

Presidenti polak Andrzej Duda u bë i pari udhëheqës i huaj që mbajti një fjalim brenda parlamentit ukrainas, që kur vendi u përfshi në luftë më 24 Shkurt.

Duda deklaroi se Ukraina nuk duhet të dorëzohet përpara kërkesave të presidentit rus Vladimir Putin dhe se ajo duhet të vendosë vetë për fatin e saj.

“Janë shfaqur zëra shqetësues që thonë se Ukraina duhet të bëjë lëshime përballë kërkesave të Putinit. Vetëm Ukraina ka të drejtën të vendosë për të ardhmen e saj… asgjë për ju, pa ju”.

Presidenti polak tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë që Rusia të tërhiqet plotësisht nga territori ukrainas.

“Nëse Ukraina sakrifikohet për… arsye ekonomike apo ambicie politike, qoftë edhe një centimetër nga territori i saj, kjo do të ishte një goditje e rëndë jo vetëm për kombin ukrainas, por edhe për të gjithë botën perëndimore”.

Duda e rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën në aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Nuk do ta gjej qetësinë derisa Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”.

Polonia, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë që kur Rusia sulmoi fqinjin e saj, është bërë një portë kryesore për ndihmën humanitare dhe ushtarake që vjen nga vendet perëndimore e që destinacionin përfundimtar kanë Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit