Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj ka komentuar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku dje Sali Berisha “çimentoi” postin e kryetarin.
Xhaferaj tha se Berisha u “kthye nga pension politik për të nxjerrë në pension politik opozitën”.
“Kishte zgjedhje por nuk kishte zgjidhje, Berisha edhe “de jure” u kthye në krye të një grupimi që formësohet nga njerëz me lidhje emocionale, që kanë punuar gjatë pushtetit të Sali Berishës.
Pra “de facto” dhe “de jure” u kthye nga pensioni politik për të futur në pension politik opozitën”, u shpreh Xhaferaj.