-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa, akuza kryetares së AMA-s: E kapur nga mazhoranca

Kryesoret

Deputetja e Partisë Socialiste, Ina Zhupa, ka ngritur akuza ndaj kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, si e kapur nga mazhoranca.

Zhupa u shpreh se Krasniqi është në krye të këtij institucione në shkelje të plota me ligjin pasi ka lidhje me Partinë Socialiste, duke qenë se ka qenë zëdhënëse e kësaj partie.

“Na e ndalon ligji të jemi kryetare të AMA-s. Çdo gjë që flitet për zbatim të ligjit nga AMA vihet në dyshim, pasi kryetarja e AMA-s është produkt i politikës dhe është në shkelje të ligjit. Që këtu e kuptojmë se çfarë institucioni kemi dhe çfarë institucionesh ka kjo mazhorancë. Këto institucione janë të kapura politikisht.

Në këto kushte, cenohet drejtpërdrejtë liria e medias, liria e informacionit”, tha Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit