-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut: Nuk do të ndahemi nga Shqipëria

Kryesoret

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski ka deklaruar se vebdi i tyre nuk dëshiron të ndahet nga Shqipëria në procesin e integrimit në BE.

Në një deklaratë për mediat nga Bashkia e Pustecit, Markovski tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të dyja integrimin dhe procesin ta ndjekin bashkërisht. 

“Duam të arrijmë me Bullgarinë një marrëveshje me baza të forta, sepse e dini që procesi është i gjatë dhe nuk dua të ngelen më pas probleme. Lidhur me deklaratën e Ramës, mund të them se ne po bëjmë rrugëtimin së bashku dhe në këtë moment ne jemi bashkë. Unë mendoj si Shqipëria dhe RMV i kanë mbaruar detyrat  dhe procesi nëse do të ndahet apo jo ngelet për tu parë. Komisioni Europian ka thënë disa herë që janë përmbushur kushtet por deri tani nuk e kanë mbajtur fjalën”, tha ai.

Deklarata vjen një javë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse KE nuk i jep zgjidhje problemit të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut deri në qershor, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit