Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në rrjet për taksimin e bizneseve të vogla. Rama përmes një postimi në Twitter e përgënjeshtroi lajmin duke thënë se nuk do ketë taksim mbi bizneset deri në vitin 2029.
“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”, tha Rama.
Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!
— Edi Rama (@ediramaal) May 24, 2022