Modelja e njohur shqiptare Dorina Gegiçi ka dalë më në fund hapur duke pranuar publikisht se është në një lidhje. Dorina dhe menaxheri i njohur Denis Avdiu e kanë pranuar lidhjen e tyre duke treguar se janë bashkë.
Aludimet e shumta për një lidhje dashurie të mundshme mes çiftit kanë nisur që prej vitit të kaluar, por dy të rinjtë i mohuan këto aludime. Dyshja ja ka dalë të qëndrojë për një kohë të gjatë larg syrit kurioz të medias dhe publikut.
Denis Avdiu është menaxher i këngëtarit të famshëm Butrint Imeri, por njëherësh edhe themelues i kompanisë muzikore dixhitale AVD Digital.
Avdiu ka publikuar në rrjetin e tij social një fotografi i shoqëruar nga partnerja e tij modele.