Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku Ludjan Zaimi 25-vjeç qëlloi me armën e shërbimit për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi 55-vjeç.
Autori që kishte vetëm një vit në radhët e policisë dhe që kurohej me anti-depresivë është shprehur përpara grupit hetimor se e qëlloi kolegun, pasi Saliasi e shanse dhe ofendonte herë pas herë në turn.
“Më shante nga nëna dhe më thoshte qorr, pasi mbaj syze. U mbush kupa. Nuk e duroja dot më dhe e qëllova. Ai nuk punonte, vetëm pinte dhe më shante” mësohet se ka deklaruar ai.
Në momentin që ka qëlluar, i riu u ka bërë thirrje kolegëve të tjerë që ishin në sallë që të ulnin kokat dhe më pas hapi zjarr drejt Salialit duke i marrë jetën në vend me 6 plumba në gjoks.