Trajneri i Romës Jose Mourinho para finales me Fejnordin në stadiumin “Air Albania” është shprehur se do bëjnë të pamundurën për të shkruar historinë.
“Në kemi bërë para ndeshjes me Torinon, e kemi thënë që ishte një ndeshje e rëndeshim, ishte e rëndësishme që të dinim që të luajë në finale që të vije këtu qe të dije kush luan kupën dhe kualifikimin, nuk kishim nevojë për këtë tension ekstra, e kemi hequr, u kualifikuam dhe objektivi u arrit, dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ne që të mendonim për këtë finale, unë dhe stafi im, që nga e premtja në darkë jemi bashkë në Trigoria.
Nuk kemi dalë, nuk kemi shkuar në shtëpi, kemi qëndruar atje, lojtarëve nuk mund të ua kërkoja këtë, por mendoj e ata janë shumë mirë, shoh skuadrën me përqendrim dhe me tensionin e duhur dhe gëzimin, se duhet të kesh gëzim të luash një ndeshje kështu dhe jemi mirë. Miki u stërvit sot për herë të parë me ekipin, një seancë e vogël, pa shumë lloj kuptimi sa i përket punës për finalen, se ishte seancë e hapur për mediat.
Për të ishte e rëndësishëm që të kishte ndjesi po apo jo, unë kam besim për eksperiencën e tij, është një lojtar i cili njeh mirë trupin e tij dhe njeh ndjesitë. Në fund më tha që ndjehet mirë dhe është në dispozicion për të luajtur”, tha Mourinho.