Disa tifozë të Romës kanë qenë të pranishëm në rrugën e Durrësit, ku kanë filluar të shkaktojnë trazira në kryeqytet.
Ngjarja është regjistrua pak pas mes dreke dhe tifozët po gjuanin me shishe qelqi dhe plastike. Nuk dihet ende çfarë e ka nxitur zemërimin e tifozëve.
Policia ka qenë e pranishme dhe është përpjekur të ndaj turmën.
Nesër do të mbahet finalja e Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania”, ku do të përballet skuadra italiane e Romës dhe ekipi i Feyenoord të Holandës.