-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasje dhe plagosje nga efektivët, Paloka: Rama i veshi banditët me uniformë

Kryesoret

Dy ngjarjet që ndodhën mbrëmë, mes tyre vrasja brenda komisariatit ka tronditur Tiranën. Deputeti Edi Paloka ka akuzuar qeverinë Rama për dy ngjarjet, në të cilat ishin të përfshirë policë të shtetit. Paloka i quan efektivët e përfshirë në ngjarje si ‘kriminelë me uniformë’.

“Kur komisariatet mbushen me banditë, militantë të “Rilindjes”, kjo është më e pakta që mund të ndodh. Brenda pak minutash, dy ngjarje të rënda me protagonistë, kriminelë me uniformë.

Tipike në komisariat ku “patronazhisti” prej vetëm një viti në punë, qëllon mbi profesionistin. Ndërkohë, krimineli tjetër me uniformën e FNSH, qëllon i dehur mbi qytetarin.

Kjo është policia e Ramës,  bëmat e së cilës nuk kanë të mbaruar me vrasjet në rrugë dhe në komisariate të qytetarëve. Kështu ndodh kur profesionistët zëvendësohen me militantë banditë”.

Mbrëmë rreth orës 20:45, 60-vjeçari Myrteza Lika u qëllua me armë nga efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla. Lika u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori u vendos në pranga. Ai ishte i dehur.

Disa minuta më pas efektivi i policisë, Ludjan Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi brenda komisariatit nr. 3 duke i marrë jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit