Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka shumë takime joformale dhe ka shtuar se po lufton për interesat e Serbisë.
“Sot janë në Davos shumë takime joformale me liderët evropianë dhe botërorë. Çështja ukrainase dominon dhe është e imja të luftoj për interesat e Serbisë, të kërkoj aleatë për vendin tonë dhe zgjidhje për krizën më të madhe që goditi Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Vuçiç.