Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 8 raste pozitiv me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 485 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 18 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 138.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 96 persona.
Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 902 mijë e 958, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 822 mijë e 930.