Në Tiranë po luhet pjesa e dytë e ndeshjes finale të Conference League mes Romës dhe Fejnordit. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Romën me golin e Zaniolos dhe rezultati vijon që të jetë i pandryshuar.
Fillimi i pjesës së dytë ishte mjaft i mirë për Fejnordin që goditi disa herë portën e Romës, por Patricio ishte në kohën dhe vendin e duhur duke bllokuar gjithçka.
Tifozët e Fejnordit që nuk ndodhen në stadium po e përjetojnë me ethe sfidën në pedonale dhe zona të tjera të Tiranës ku janë vendosur.