Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Tod Daniel Wolters u shpreh tepër i mallëngjyer nga dhurata e kryeministrit Edi Rama.
Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë për Shqipërisë duke theksuar si një hap shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e NATO-s me vendin tonë.
“Kurrë nuk kam qenë aq i mallëngjyer. Dua ta nis duke folur për kombin tuaj, se si rritet ditë pas dite. Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e NATO-s. Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, rritja nën udhëheqjen tuaj është e jashtëzakonshme. Rama më ka dhënë një nga dhurata ë të menduara, që unë do ta mbaj gjithë jetën. Në zyrën time ka një pikturë që simbolizon marrëdhënien me Shqipërisë dhe SHBA-së. Ne kërkojmë një gjë, frymëzim, zakonisht frymëzohemi nga ju kryeministër, ju jeni mishërimi më i madh. Ju mund të hyni në një sallë me udhëheqësit më të mëdhenj të NATO-s dhe arrini të frymëzoni. Duke trajtuar njerëzit me dinjitet dhe respekt”, u shpreh gjenerali.