Kur na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e madhe e Conference League në Tiranë ende vijojnë që të futen tifozë të dy ekipeve në Shqipëri.
Shumë tifozë të Romës kanë ardhur ditët e fundit dhe sot, por edhe shumë po vijnë me avion, por dhe traget.
Holandezët përpos avionit, disa prej tyre kanë zgjedhur që të vijnë me makinë. Në pikat e hyrjes në Han të Hotit ka pasur fluks.
Tifozët e Feyenoord-it nuk e kanë ndaluar festën në Pedonalen e kryeqytetit, që prej ditës së djeshme kur u mblodhën në zonën e dedikuar për ta.
Edhe pse me temperaturat e larta të drekës, holandezët nuk e kanë ndalur festën.
Me birra në dorë, të veshur hollë dhe me shumë energji, ata kërcejnë nën ritmet e këngëve apo daulleve në shesh.