Ditën e sotme ka ndërruar jetë 18-vjeçari, Bjorni Papri i cili u aksidentua disa ditë më parë.
Papri është përplasur duke ecur me motor me një makinë, dhe menjëherë u dërgua me urgjencë në spital.
Pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, mësohet se ka humbur jetën. Ishin te shumtë ata qytetarë që u mobilizuan për të dhuruar gjak për të riun, por pas disa ditësh në gjendje kome ai sot ka ndërruar jetë.
Ndërkohë drejtuesja e makinës është nën arrest shtëpie, pasi ka një fëmijë nën moshën 3 vjeç.