Vetëm disa minuta para ndeshjes por hyrja e stadiumit “Air Albania” po gëlon nga tifozët.
Janë ende me qindra tifozë që presin në të shohin ndeshjen dhe po i nënshtrohen kontrolleve të rrepta nga policia. Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët, për të shmangur incidente, tifozët nuk duhet të kenë me vete asgjë, e cila mund të dëmtojë tifozët e tjerë apo dhe lojtarët.
Finalja e Ligës së Konferencës pritet të fillojë në orën 21:00.