Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 70 persona, janë zhdukur pasi një varkë u përmbys gjatë udhëtimit te saj nga Evropa në Libi.
Rojet bregdetare kanë mundur të nxirrnin vetëm 24 persona nga deti.
Ata ishin të nacionaliteteve të ndryshme afrikane dhe aziatike.
Libia është kthyer në një pikënisje kryesore për migrantët që kërkojnë të arrijnë Evropën në atë që është bërë rruga më vdekjeprurëse e migracionit në botë.
Shumë prej tyre përfundojnë në Itali, rreth 300 kilometra (180 milje) larg, por shumë të tjerë vdesin në det kur varkat e tyre shpesh të padepërtueshme përmbysen ose prishen.
Përmirësimi i motit në javët e fundit ka shkaktuar një rritje të largimeve.
Që nga fillimi i vitit, 6 mijë e 340 emigrantë janë kapur dhe janë kthyer në Libi, sipas shifrave të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të hënën.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se, ata që janë kthyer shpesh, përballen me abuzime të tmerrshme.
Të paktën 129 njerëz kanë vdekur, duke tentuar kalimin dhe 459 janë zhdukur, tha IOM.