-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, gjeneralit të NATO-s

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi të mërkurën e 25 majit medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, gjeneralit amerikan Tod Daniel Wolters.

“Hera e parë dhe e fundit që kam kënaqësinë të nderoj një gjeneral”, u shpreh fillimisht Rama.

Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, sipas tij, ka marrë çdo medalje të mundshme nga qeveria amerikane.

Për këtë arsye, Rama vërejti se shtimi i një nderimi në uniformën e tij është “një privilegj i jashtëzakonshëm”.

Ky ishte momenti më i mirë për të kremtuar aleancën më të çmuar me Shtetet e Bashkuara, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

“Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndjejnë një lloj kureshtjeje se pse shqiptarët janë kaq pro-amerikanë. Nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë, mund t’iu dukemi budallenj por nuk është kështu. Ne mësojmë shumë nga ju, por në të njëjtën kohë kemi potencial për të shfaqur në NATO. Kemi disa ide të mira, por kemi edhe disa miq të mirë, dhe jemi shumë besim plote se sot mund të gjejmë vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar në këtë aleancë. Nesër do kemi mundësi ti tregojmë disa prej ideve, ai sërish do të konsiderojë për të pasur një bazë detarë në Shqipëri. Ai do të jetë mbështetësi. Ne do të luftojmë çdo forcë që kërcënon të ardhmen tonë, ndonjëherë jemi në pozitë më të mirë se ju. Është nder i madh për mua që ti paraqes gjenerali, në emër të Shqipërisë, “Yllin e madh të mirënjohjes”, i cili ka brenda shqiponjën”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit